KB Peja ka vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me trajnerin Rami Hadar, i cili udhëhoqi skuadrën pejane drejt titullit të kampionit këtë sezon.
Klubi pejan njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me izraelitin.
Hadar te Peja erdhi në muajin shkurt. Përveç titullit të kampionit në Kosovë, ai udhëhoqi “verdhezinjtë” edhe deri në finale të Ligës Ballkanike.
Përveç garave vendore sezonin e ardhshëm, Peja me 56-vjeçarin do të garojnë edhe në Ligën e Kampionëve.
Njoftimi i plotë nga KB Peja:
“Kampionët ecin së bashku +1
Klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin Rami Hadar me qëllimin për të pregaditur dhe zhvilluar ekip i cili do garojë në kualifikimet për Champions League.
Kohëzgjatja e bashkëpunimit tonë për të ardhmen është realizuar në periudhë kohore 1 vjeçare.
Vazhdojmë së bashku, drejt sukseseve të radhës”.