4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Zyrtare: Roma e shkarkon trajnerin Juric

Ivan Juric nuk është më trajner i Romës, ku pronasia e klubit, Friedkins, kanë vendosur të shkarkojnë ish-trajnerin e Genoas, Veronas dhe Torinoss.

Ai e zëvendësoi Daniele De Rossi në 18 shtatorin e kaluar, duke qenë në krye të skaudrës vetëm për disa ndeshjes.

Pronësia amerikane sot gjatë gjithë ndeshjes ndaj Bolognas që u humb 3-2, u kontestua nga tifozët Giallorossi, ndërsa tani u mbetet të vendosin një trajner të ri në krye gjatë pushimit të kombëtareve.

“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për momentin, shanset për të parë ende De Rossin, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2027, në krye të Romës janë afër zeros, ndër kandidati më i besueshëm është Roberto Mancini.

Juric largohet nga Roma me bilanc negativ: 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje në 12 ndeshje.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...