12.1 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Zyrtare: Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.

Lajmin e ka konfirmuar agjencia ”Associated Press”, ku tha se UEFA ka vendosur kështu për shkak se vetëm oferta Shqipëri-Serbi i ka paraqitur planet e detajuara të këtij turneu.
”UEFA tha të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për procesin e tenderimit të planifikuar për t’u vendosur në një takim të 16 dhjetorit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.”, ka raportuar AP./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...