Bayern Munchen e ka zyrtarizuar Thomas Tuchelin si trajner të ri të klubit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ku njoftojnë se Thomas Tuchel ka kontratë deri më 30 qershor 2025, shkruan IndeksOnline.
Ai neser do të prezantohet përmes një konference për media së bashku me CEO Oliver Kahn dhe drejtorin sportiv Hasan Salihamidžić, ndërsa do të drejtojë stërvitjen e parë të Bayernit ditën e hënë.
Bayern gjithashtu ka bërë të ditur se ka shkarkur trajnerin Julian Nagelsmann së bashku me ndihmës-trajnerët, Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod./Njeshi/