-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Zyrtare: Trepça ndanë rrugët me Samir Zekiqin

Klubi i Basketbollit, Trepça ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Samir Zekiqin, në një marrëveshje të dyanshme.

Në njoftim, klubi mitrovicas e ka falënderuar Zekiqin për gjithë kontributin që ka dhënë në klub.

“Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesë të vet lojtarit, kemi ndarë rrugët me Samir Zekiqin”, thuhet në njoftim.

“Samiri ka kërkuar largimin për arsye personale. Ai ka falënderuar klubin për përkrahjen e vazhdueshme, por ka vlerësuar se nuk mund ta jap kontributin që pritet prej tij. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e lojtarit dhe ne e kemi liruar”.

“Samiri ishte basketbollist i rëndësishëm i skuadrës sonë. Ka dhënë kontribut në sukeset e dy viteve të fundit e po ashtu në periudha të mëhershme”.

“Samirit i dëshirojmë suksese në karrierë dhe në jetë. Ai gjithnjë do të jetë një nga ne. Trepça do të jetë gjithnjë shtëpia e tij”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...