14.6 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së, pas deklaratave për takimin Kurti-Burns

Një deklaratë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku duke komentuar vizitën e kreut të CIA-s William Burns në Kosovë, kishte thënë se ai nuk do ta takonte kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane është duke u shpëndarë e duke u ironzuar nga zyrtarët e Lëvzijes Vetëvendosje.

Ironizmi nga zyrtarët e LVV-së po bëhet pasi që sot shefi i CIA-s zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci derisa ka shpërndarë deklaratën e Haradinajt, ka shkruar se nganjëherë është më mirë mos me folë.

“Nganjëherë më mirë është mos me folë. Kjo këshillë më së shumti kjo vlen për Ramushin”, shkruan deputeti në Facebook.

Ndërsa, anëtari tjetër i LVV-së, Avni Zogiani, po ashtu ka kritikuar Haradinaj.

“Ramush, le krejt bre…. hajt shko rri qashtu n’bjeshkë më shëndetshëm për ty edhe për opinionin publik”, ka pohuar ai. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...