15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Zyrtari i cili keqpërdori 10 litra derivate i caktohet masa e paraburgimit

Një person zyrtar është arrestuar diten e djeshme në Kllokot nën dyshimin se ka përvetësuar 10 litra derivate.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. B.  

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përvete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën ebenzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marr 70 litra karburantë, e në realitet ka marr 60 litra me veturë zyrtare.

Me këto veprime i pandehuri, kanë kryer veprën penale përvetësimi nëdetyrë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...