16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Zyrtari i KKZ-së: Deri në orën 15:00, në Leposaviq kanë votuar 122 persona në Zveçan ende asnjë votues

Zyrtari i KKZ’së në Leposaviq, Selim Mehmeti, ka thënë se deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 122 persona.

“Deri në orën 15:00 në Leposaviq kanë votuar 122 votues”, tha ai.

Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t’u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

Deri në orën 14:00 në asnjë nga pesë qendrat e votimit në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë. Të gjitha kutitë në pesë qendrat e votimit janë të zbrazta.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në katër komunat në Veri për largimin ose jo të kryetarëve aktualë në Veri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...