13.4 C
Pec
E enjte, 16 Maj, 2024

Zyrtari kryesor financiar i KRU ‘Hidrodrini’, Zeqiraj: Kemi pasur tre mujorin më pozitiv financiar

Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i KRU ‘Hidrodrini’, e ka deklaruar tre mujorin më të suksesshëm financiar të kompanisë, periudhën Janar-Shkurt-Mars 2024.

Zeqiraj thotë se kjo ka ndodhur pas një viti poashtu të suksesshëm që e kanë mbyllur në vijën financiare në këtë kompani publike.

Derisa ka nxjerrë edhe tabela grafike krahasimore të situatës financiare, ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, që ka mbështetur përmes Ministrisë së linjës, Ministrisë se Ekonomisë.

Shkrimi i plotë:

‘Pas përfundimit te suksesshëm te vitit paraprak, tremujori i parë i këtij viti 2024 na paraqitet edhe më pozitiv falë:

• Mbeshtetjes nga Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së linjës, Ministrisë se Ekonomisë

• Rekomandimeve të qëlluara dhe profesionale nga Bordi i ndermarrjës

• Realizimi profesional i rekomandimeve dhe veprimeve tjera nga Kryeshefi dhe Menaxhmaneti i Ndermarrjës

• Puna e palodhshme dhe e sinçertë nga secili punëtor i ndërmarrjes

• Si dhe përgjigjeja me pagesë te obligimeve nga shumica e konsumatorëve.

Uji ështe jetë – paguaje – 1 mijë litra ujë, që kushtojnë vetëm 0.24 cent.

Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!’-ka shkruar Zeqiraj./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...