14.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Zyrtarizohen tri koalicione parazgjedhore në KQZ

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se të enjten janë zyrtarizuar tri koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,  ka njoftuar se partitë që kanë formuar koalicione parazgjedhore janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30 si dhe një koalicion tjetër është formuar mes Partisë Demokratike të Unitetit dhe Iniciativës Balli, si dhe partive Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova.

“Është duke vazhduar periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e 3 koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA”, thuhet në përgjigjen e Elezit për GoR

Kujtojmë se sipas KQZ-së, deri më tani, dy parti politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar për mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Kurse, Presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Madje, ajo ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...