15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Zyrtarja shumëvjeçare për Media e Gjykatës Themelore të Pejës, avansohet në Prishtinë, përcjellet me Mirënjohje

Bashkëpunëtorja profesionale e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti është nderuar  me mirënjohje nga Kryetari i kësaj Gjykate Armend Berisha.

Mirënjohja për Zhutin, pason avansimin gjegjësisht transferimin e saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas një pune dhe angazhimi korrekt e të suksesshëm ndër vite, me mediat dhe publikun.

‘Me këtë rast, Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha ka ndarë mirënjohje për bashkëpunëtoren Zhuti, duke vlerësuar lartë kontributin e saj në gjykatë, posaçërisht në ngritjen e transparencës dhe informimin e drejtë e të saktë të opinionit.’-thuhet mes tjerash në komunikatë nga Gjykata Themelore e Pejës.

Komunikata e plotë:

‘Pas një përvoje prej 6 vite në Gjykatën Themelore në Pejë, fillimisht si praktikante e më pas si zyrtare për informim për 4 vite me radhë dhe së fundmi si bashkëpunëtore profesionale, Tringa Zhuti është transferuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Me këtë rast, Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha ka ndarë mirënjohje për bashkëpunëtoren Zhuti, duke vlerësuar lartë kontributin e saj në gjykatë, posaçërisht në ngritjen e transparencës dhe informimin e drejtë e të saktë të opinionit.

Kryetari Berisha, gjyqtarët dhe stafi i gjykatës, i kanë uruar sukses Tringa Zhutit në rrugëtimin e ri, duke e vlerësuar si një model të zyrtares profesioniste.’-thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Tringa Zhuti, në cilësinë e Zyrtares për Informim në Gjykatën Themelore të Pejës, është shquar për bashkëpunim korrekt me mediat, kolegët gazetarë dhe publikun e gjërë./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...